Këneta e Vainit, pavarësisht një rruge dekurajuese është kthyer një nga atraksionet më të bukura turistike dhe gastronomike. Diella Loshi është një sipërmarrëse 63 vjecare e ka nisur biznesin e saj 23 vite më parë, dhe sot kujdeset për një nga restorantet më të famshme dhe tradicionale të vendit.

Rruga Ishull-Lezhë në kënetën e Vainit është dekurajuese për turistët dhe shkatërrimtare për makinat e ulta, por për ata që kanë menduar t’i largohen zhurmës së qytetit ia vlen sakrifica.

Ata që e kanë takuar të zonjën e lokalit, nuk duan t’ja dinë për gjendjen e rrugës. Mikpritja e Diellës është po aq e veçantë sa bukuria natyrore e një vendi që pas pluhurit e baltës të dhuron gjelbërim e paqe.

Të mos ishte për tokën e trashëguar nga familja e bashkëshortit të Diella Loshit në 1995 dhe sobën e drurit që solli nga shtëpis së bashku me disa pjata, ky vend që tanimë është kthyer në biznes nuk do të ekzistonte

Dilla Lloshi: Kjo soba e shtëpisë, në qershor të 1995 erdha këtu. Atëhere kishte mbaruar dimri dhe ja mora pleqëve të shtëpisë. Ky ishteë oxhaku i parë pas sobës. Këtu prita ambasadorin e parë Xhejms Xhefri. 

Në këto 23 vite te Diella është gatuar thjeshtë dhe menuja tradicionale nga ngjalat te pitet, është e shoqëruar me ruajtje dhe demonstrim të vlerave etnografike të zonës.

Dilla Lloshi: Fillova të grumbulloj, një pjesë janë të familjes por edhe kam blerë. Kjo është xhubleta, veshje nga malësia e Madhe. 

 

Diella i rri në kokë punës, organizon, zbukuron, menaxhon. Në fundjavë duhet patjetër të kesh prenotuar nëse ke vendosur të drekosh këtu.

Fotografitë e vendosura në mure janë të klientëve VIP nga politika, tek artistë apo gazetarë.

Dilla Lloshi: Gjithçka sheh janë idetë e mija. Janë shijet e mia

Sipas Diellës idetë e ndryshojnë jetën e një gruaje edhe në biznes.

Dilla Lloshi: Unë plotësoj shijet e mija dhe kur mbaroj të gjitha punët ulem këtu dhe shikoj lokalin, më pëlqen dhe ndihem e plotësuar. 

Edhe pse biznesi mban emrin e saj, Diella e ndan suksesin me bashkëshortin, pa të cilin thotë se nuk do ja kishte dalë

Me sa duket edhe pas një gruaje të suksesshme qëndron një burrë.

/Ora News.tv/