Disa të burgosur shqiptarë në Britani kanë postuar foto në rrjetet sociale nga darka e Krishtlindjeve.

Fotoja është publikuar nga "The Sun" dhe tregon tre burra në një qeli përpara një tryeze të mbushur me ushqime në Holme House në Stockton-on-Tees, Co Durham.

 Ata e kanë shoqëruar foton me mbishkrimin:"Duke i uruar të gjithë shqiptarëve Gëzuar Krishtlindjet".

Një prej tyre mendohet të jetë Ramadan Doçi, i cili është dënuar me 6 vite burg për trafik droge këtë muaj.

Ky nuk është rasti i parë që shqiptarët sfidojnë rregulla ligjore të sistemit të burgjeve në Britani duke përdorur lirisht rrjetet sociale brenda qelive të tyre.

Shërbimi i Burgjeve tha se do të ndëshkoheshin, shkruan "Sun".

Gazeta shkruan se publikimi i fotove vjen pas disa ditësh nga vendimi i Gjykatës Supreme, e cila vendosi që shqiptarët që gënjyen se ishin refugjatë kosovar mund të qëndronin në Britani.

/Ora News.tv/