Shoqëria Civile në Kukës i ka bërë thirrje Ambasadës Amerikane dhe përfaqësueve të Bashkimit Europian në Shqipëri që të reagojnë ndaj qeverisë shqiptare për arrestimin protestuesve në Rrugën e Kombit.

Ata shprehen se qeveria ka shkelur të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe se e vetmja gjë që duan është të jenë të barabartë përpara ligjit e mendimet e tyre të merren në konsideratë.  

Duke theksuar se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, përfaqësues të Shoqërië Cilive nënvizuan se nuk mund të sillet si një shtetet policor.

"Një vend si Shqipëria, anëtare e NATO-s, që pret të hapë negociatat me BE-në nuk mund të sillet si një shtet policor nën dritën e diellit të Ambasadës Amerikane dhe përfaqësuesve të BE-së dhe vendeve të tjera të BE-së në Shqipëri. 

Kjo është lutja e fundit e kuksianëve bujarë dhe mikëpritës, e treguar shumë qartë gjatë Luftës së Kosovës dhe shumë prej jush mund ta keni provuar në vatrat tona gjatë vizitave të shpeshta, të cilët kërkojnë nga ju që të dëgjoni hallet tona dhe të gjykoni sjelljen e papërgjegjshme të politikanëve tanë që ndëshkojnë të drejtën e qytetarëve për protestë. 

Nuk duam asgjë më shumë sesa së bashku të kthejmë shpresën e fëmijëve tanë, të mund të jetojmë pa frikë e të barabartë përpara ligjit, të pyetemi dhe të merremi në konsideratë sepse jemi bashkëpronarë të këtyre trojeve të bukura e plot pasuri por në fakt po na e vjedhin me marifete e ligje të shpikura që nuk i kanë hije një vendi që do ti bashkohet familjes demokratike euro-atlantike."

/Ora News.tv/