Të arrestuarit për grabitjen e Rinasit kërkojnë ballafaqim me bashkëpunëtorin e drejtësisë

Të arrestuarit për grabitjen e Rinasit kërkojnë ballafaqim

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën për ndryshimin e masave të sigurisë për të arrestuarit e grabitjes së Rinasit duke lënë në fuqi vendimin e 'arrestit me burg'.

Kërkesa për ndryshimin e masës ishte bërë nga Ragip Hajdini, Renaldo Sula, Saimir Çela, Oltian Veseli dhe Elton Pikli, të cilët ishin edhe vetë të pranishëm në seancën gjyqësore.

Në seancë nuk ishte i pranishëm bashkëpunëtori Alkond Bengasi, i cili mbrohej me avokat kryesisht.

Para trupës gjykuese, të pandehurit ripërsëriten kërkesën për ballafaqim me Alkond Bengasin.

Ndërkohë Policia e shtetit ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion me qëllim kapjen e tre personave të shumëkërkuar si organizatorë të grabitjes së Rinasit, Klement e Eldi Çala vëllezër mes tyre dhe Talo Çelën i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Ngjarja u shënua më 9 prill dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit pas grabitjes mbeti i vrarë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes.



EMISIONET