Mbledhja e taksës nga biznesi i vogël  dhe nga toka bujqësore janë dy zërat që kanë sjellë më pak të ardhura në buxhetin e bashkive për periudhën janar-shtator të 2017. Ndërkohë taksa e infrastrukturës ka performancën më pozitive dhe sipas qytetit Tirana mban rekordin.

Nëntëmujori i vitit të shkuar ka rezultuar i vështirë për biznesin e vogël.  Në arkën e bashkive në këtë periudhë janë arkëtuar 52 për qind më pak të ardhura në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Efekt që duket se do të vërë në vështirësi bashkitë për të realizuar projektet publike por dhe duke dhënë një ndikim negativ në ekonominë e vendit. Në raportin e Copëlan po ashtu bëhet e ditur se dhe taksa e truallit dhe e tokës bujqësore kanë rënë me 19.7 pikë.

Megjithatë miratimi i planeve rregulluese dhe dhënia e lejeve të ndërtimit dhe rritja e taksave në këtë sektor i ka dhënë një frymëmarrje pushtetit vendor.

Të ardhurat nga taksat në infrastrukturë shënuan nivelin më të lartë historik gjatë periudhës në analizë (2010 – 2017). Në nivel bashkie, rreth 71.4% e të ardhurave janë nga kjo taksë ndërsa në buxhetin e bashkisë Tiranë kjo e ardhur u rrit me rreth 4.9 herë më shumë krahasuar me një vit më parë. Sipas INSTAT vetëm në këtë periudhë janë dhënë rreth 600 leje ndërtimi.

Të ardhurat totale për të 61 bashkitë gjatë periudhës janar-shtator shënuan 55.2 miliard lekë me një  rritje me rreth 25.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/Ora News.tv/