Shtuhet për në 22 shkurt seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për katër personat e akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit.

Avokati i shtetasit grek, Eftimiu Efthimius, i cili dyshohet si autor i ekzekutimit të Kasmit mbrëmjen e 29 janarit, tha se gjykata kishte bërë gabim njoftimet.

Saimir Vishaj: Nuk kam dijeni për datën dhe orën e gjykimit. Sot në mbrojtje të shtetasit grek ka ardhur dhe avokati i tij posaçërisht nga Athina, një nga avokatët më me përvojë në Athinë, i cili ka vërejtur që në dosje nuk ka asnjë provë. Mbrëmë është njohur me të gjitha aktet që kemi ne dhe disponojmë, kemi besim që shumë shpejt pozita proceduriale e klientit tonë do të sqarohet.

Efthimius dhe tre të arrestuarit e tjerë Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari të akuzuar si organizatorë të krimit, si pjesë të grupit kriminal në ekzekutimin e Devi Kasmit kanë apeluar masën e sigurisë 'arrest me burg' të marrë  nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë.

Lexoni të gjitha zhvillimet mbi ekzekutimin e Devi Kasmit


/Ora News.tv/