"Taxh Mahal", shfaqja e cila vjen nën regjinë e regjisorit të mirënjohur Altin Basha sjell raportin e njeriut me pushtetin. Aktorët mjeshtërisht vënë në skenë humbjen e identitetit të njeriut mes bindjes së verbër, por dhe ngritjes krye ndaj dhunës.

Raporti i njeriut me pushtetin dhe bindja e verbër ndaj liderit qëndrojnë në thelbin e veprës Taxh Mahal të autorit Rajiv Joseph e cila vjen teatrin eksperimental Kujtim Spahivogli nën regjinë e Altin Bashës. Për mediat Regjisori thotë se kjo shfaqje provokon një debat të brendshëm te publikut mbi nënshtrimin e njeriut dhe respektit të vetes. Një fenomen ky mjaft i prekshëm dhe për realitetin shqiptar.

Regjizori gjithashtu e quan këtë shfaqje një tentativë për të kultivuar një nivel të ri të të kuptuarit përmes daljes nga skema tradicionale.

Aktori Gazmend Gjoka flet për personazhet kryesore në të cilat mishërohet marrëdhënia e vështirë  e njeriut të thjesht me pushtetin dhe drejtuesin e tij.

Shfaqja vjen për publikun duke nisur nga data 15 e deri në ditët e fundit të vitit.

/Ora News.tv/