Gjatë muajit shkurt dhe mars, administrata tatimore do të nisë kontrolle të thelluara në disa prej sektorëve më me risk siç janë tregjet kryesore, pikat e shumicës si dhe transporti i udhëtarëve.

Kontrolli vjen fill pas një analize risku ku këta sektorë kanë rezultuar me më shumë abuzime. Sipas Drejtorisë së Kontrollit Tatimor, veprimet operacionale kanë objektivë thellimin e masave kundër informalitetit për të ulur evazionin fiskal.

"Ajo çka do të ndodhë në periudhën shkurt-mars paraprake të këtij viti, është që strukturat e hetimit tatimor do nisin një sërë verifikimesh intensive në territor."

Kontrollet synojnë të verifikojnë në regjistrimin e subjekteve tregtare apo përdorimin e pajisjeve fiskale.

"Duke mbajtur një dokumentacion të rregullt tatimor, pra lëshimi i faturave tatimore, kuponi dhe deklarimi i saktë i punëtorëve pranë këtyre organeve, jo vetëm që do të ulë apo eliminojë penalitetet që do i vendosen atyre."

Kontrollet janë vazhdimi i aksionit anti informalitet, por tashmë në një fazë më të thelluar.  

/Ora News.tv/