Prej kohësh përflitej që mes Norvegjisë dhe Shqipërisë do të kishte një takim miqësor por dita e sotme ka qënë "deçizive" për të arritur dhe akordin midis dy federatave respektive.

Përmes një postimi në faqën zyrtare të FSHF-së lajmërohet se mes 2 kombëtarëve do të zhvillohet një duel miqësor, pikërisht me datën 26 mars në "Elbasan Arena", ndërsa ora mbetet për t'u diskutuar.

Në këtë mënyrë, pas sfidës me Turqinë (e fituar 3 me 2), kjo ndeshje miqësore do të shërbejë si një tjetër test për ekipin e drejtuar nga trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

/Ora News.tv/