Tashi "thirrje" Panuccit: Grumbullo Bardhin e Trashin ose largohu

Tashi "thirrje" Panuccit: Grumbullo Bardhin e Trashin ose largohu

Opinionisti sportiv, Maksim Tashi i ftuar në Fair Play nga Enkeleida Zeko komentoi situatën e kombëtares së drejtuar nga Christian Panucci. Ai deklaroi se e mbështet qëndrimin e italianit në pankinën e kuqezinjve, por i bëri thirrje që të shikoj edhe futbollin shqiptarë për element të ri.

"Unë shpresoj që Panucci të qëndrojë. Ai nuk ka arritur ende të përshtatet me klimën dhe futbollin këtu. Por shpresoj se nëse qëndron Panucci duhet të grumbullojë edhe futbollist nga Superliga. Bardhi, Trashi apo dhe Bregu mendoj se duhet të jenë aty. Pavarësisht se nuk luajnë duhet që të përballen me këtë situatë. "-tha Tashi.


EMISIONET