Tarifat, Rama 5 përgjigje studentëve protestues

Tarifat, Rama 5 përgjigje studentëve protestues

Në një tjetër përgjigje për studentët që protestuan sot (5 tetor) përpara Kryeministri Edi Rama, thotë se tarifat e tyre nuk i përcakton Ministria por universiteti, ndërsa në pikën 5 të përgjigjes së tij, ai thekson se Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM.

Reagimi i Ramës në Twitter: 

Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s'i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s'është rritur nga 2014 3. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4. Efekti i VKM nis vitin tjetër 5. Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM.

Më herët, Rama tha se taksapaguesit nuk duhet të paguajnë shpenzimet e universitetit për studentet ngelës.

Për afro 6 orë, studentë të Universiteteve të Tiranës protestuan para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar të mos tarifohen për kreditet e lëndëve të mbartura.

Ata gjithashtu i kërkuan ministres Nikolla të përgjysmojë tarifat studimore, por edhe të përmirësojë kushtet në konvikte.


EMISIONET