Problematika e ngritur nga mediat për tarifat e telefonisë celulare dhe praktikës së ndjekur nga AKEP kanë qënë një shqetësim edhe për mazhornacën. Gjatë komisionit ku ishte thirrur për të raportuar kreu i AKEP, kryetari i komisionit, deputeti socialsit Eduard Shalsi tha se procedura e nisur nga ky institucion cilësohet si e nxituar dhe e pastudiuar mirë gjë që nuk është pranuar nga kreu i AKEP.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hyrë në një proces konsultimi me grupet e interesit për çështjen e tarifave të telefonisë celulare.  I thirrur për të raportuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, kreu i AKEP, Ilir Zela tha se në këtë proces ka vepruar konform ligjit dhe nuk është ndikuar nga shqetësimet e adresuara nga operatorët celularë. Por kryetari i komisionit, deputeti socialsit Eduard Shalsi tha se AKEP është treguar i nxituar në këtë proces

Shalsi: Solli në vëmendjen tonë një shqetësim nga disa operatorë të tregut në lidhje me një vendimarrje të nxituar apo të pa studiuar mirë.

Zela: Ka patur shqetësime të adresuara edhe publikisht nga ndonjë operator të cilët kanë krijuar përshtypjen se cfarë ishte publikuar mund të kishte një impakt në veprimtarinë e tyre. Kjo e ka shqetësuar AKPE, por nuk e ka ndikuar AKEP për shkak se AKEP vepron bazuar mbi parimin e ligjshmërisë dhe është përgjegjës vetëm përpara Kuvendit.

Madje kryetari i komisonit u tregua kritik edhe për rekrutimin e punonjësve mbi baza partiake ose të pamerituara. 

Ndërkohë që ky institucion sipas Zelës është në process reformimi. Deputetët e opozitës kërkuan që të ulen tarifat celulare dhe ngriten shqetësimin e zonave të pambuluara mirë me rrjet nga ana e operatorëve.

/Ora News.tv/