Igli Tare te Lazio deri në vitin 2022. Konfirmimi ka ardhur nga vetë drejtori sportiv i bardhekaltërve, i cili për "Sky Sport Italia" u shpreh:

"Unë mund të konfirmoj që jemi në detaje për zgjatjen e kontratës sime deri në vitin 2022. Është e rëndësishme që procesi i rritjes së ekipit të bëhet mirë. Ne duhet të fitojmë, kështu që ne mund të ndjehemi të sigurt. Sa për objektivat ne duam të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, por nuk po injorojmë apo nënvlerësojmë Ligën e Evropës ".- përfundoi ish-bomberi kuqezi.

Tare mbulon rolin e drejtorit sportiv te kryeqytetasit që prej vitit 2009, ndërsa në vitin që po përgatitemi të lëmë pas u zgjodh drejtori më i mirë sportiv në Itali.


/Ora News.tv/