Sipas presidentit të Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, trajneri spanjoll Pep Guardiola ishte shumë pranë stolit të kombëtares albiceleste.

Por gjithnjë sipas fjalëve të kreut argjentinas për stacionin "Tyc", gjithçka është mbyllur për shkak të kërkesave të larta ekonomike të teknikut spanjoll. Një fakt që është mohuar kategorikisht nga Guardiola, që në konferencën për shtyp përpara sfidës me Arsenalin është shprehur:

"Jam i befasuar nga fjalët e presidentit në lidhje me faktin se kërkesat ekonomike janë të larta. Për të thënë diçka të tillë ju duhet të dini se sa para fitoni aktualisht. Pika e dytë: duhet të dini se drejtimi i një ekipi kombëtar është i ndryshëm nga ajo për të trajnuar një klub. Dhe së treti: askush nuk erdhi të kontaktojë me mua".-deklaroi Guardiola.

/Ora News.tv/