Fillojnë punimet për ndërtimin e pjesës detare të Gazsjellësit Trans Adriatik që lidh Shqipërinë me Italinë.

Në ceremoni, kryeministri Edi Rama tha se kontributi për ekonominëshqiptare nga ky projekt është shumë i rëndësishëm.

Kreu i qeverisë theksoi ndër të tjera se Shqipëria mbetet një vend i sigurt për investime.

Rama: Ekonomia shqiptare falë gazsjellësit do të përfitojë afro 1 miliard euro injeksion në dy dekadat e ardhshme dhe këtë e thotë një studim i Universitetit të Oksfordit.

Por për Ministrin, Damian Gjiknuri, gazjellësi TAP do të ofrojë siguri në aspektin energjitik.

Gjiknuri: Do të përshkallëzohen pozitivisht në të ardhmen do të krijojnë një sektor që do ti japë të ardhme Shqipërisë, si nga pikëpamja e sigurisë energjetike, por mbi të gjitha dhe për zhvillimin ekonomik, duke thyer edhe ata skeptikë që thonë që me ikjen e projektit TAP do të ulen investimet e huaja. Përkundrazi!

Seksioni detar i gazsjellësit do të jetë me një gjatësi 105 km, duke lidhur segmentin shqiptar me atë italian.

Tubat do të shtrihen në shtratin e detit Adriatik, ku pika më e thellë e gazsjellësit do të jetë më shumë se 810 metra nën nivelin e detit.

Afërsisht 10 anije do të merren me ndërtimin e seksionit detar.

/Ora News.tv/