Roboti që gatuan ka vazhduar turnin e tij të parë duke punuar në industrinë e ushqimit.

Flippy, një robot që përgatit hamburgera me një kapacitet të lartë, ka filluar punën në një restorant në Pasadena të Los Anxhelosit.

Është e para nga dhjetëra restorante të cilët do të aplikojnë teknologjinë e re, i cili është e destinuar të zëvendësojë punëtorët për përgatitjen e ushqimit.

"Flippy është diçka e re, por sigurisht nuk është një risi", tha Dave Zito, CEO i kompanisë Miso Robotics për TechCrunch përpara njoftimit. "Ndërsa përmirëson shpejtësinë dhe aftësitë e tij gjatë kohës si tiganist, copëtimi dhe grumbullimi i artikujve dhe shtimi i erëza apo djathi, këto restorante  do të shohin një rritje të produktivitetit."

Flippy mund të kushtojë 60,000 dollarë, çmim dukshëm më i lartë se sa ç'mundet një kuzhinier të bëjë në vit. 

Roboti ka edhe një tarifë vjetore të përsëritur prej 20 përqind për mirëmbajtjen e robotit.

/Ora News.tv/