Talenti i Tiranës nuk ndalet, kombëtarja regjistron humbjen e dytë në turneun miqësor

Talenti i Tiranës nuk ndalet, kombëtarja regjistron humbjen e

Ernest Muçi shënon sërish dhe kombëtarja shqiptare pëson humbjen e dytë në "International Memorial Tournament".

Turneu miqësor që po zhvillohet në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb ka rezultuar fantastik për talentin e Tiranës, Muçi, i cili pas golit të shënuar nga Realit të Madridit ditën e djeshme shënoi golin e nderit në humbjen 2-1 ndaj Dinamos së Zagrebit.

Kjo ishte humbja e dytë për kombëtaren U-19 të Shqipërisë, por trajnerin Nevil Deda ka një brez të artë nën urdhërat e tij, aty ku Muçi po bën diferencën. Të shtunën skuadra e Dedes do të luajë ndeshjen e tretë në grup kundër Olimpja Lubjanë.

EMISIONET