Sulmuesi i Hamburg, Jann-Fiete Arp mund të jetë zëvendësuesi i Robert Lewandowski nëse ky i fundit pranon të largohet nga Bayern Munich.

Mediat gjermane raportojnë se nëse skuadra ku luan edhe mbrojtësi shqiptar, Mergim Mavraj, bie nga kategoria atëherë sulmuesi do të largohet te një tjetër skuadër.

Por përveç bavarezëve, edhe një skuadër e Premier League  po kërkon shërbimet e 19 vjeçarit. Tottenham Hotspur ka nisur bisedimet për ta bindur talentin gjerman që të transferohet në Angli.

Futbollisti ka zhvilluar 14 ndeshje me gjerman dhe ka shënuar dy gola.

Gjithashtu është paraqitur për të rinjtë e kombëtares gjermane, për moshat deri në 17 vjeç, ku ka shënuar 18 gola në 18 ndeshje.

/Ora News.tv/