Taksia e së ardhmes! Në këtë vit do të kemi transport flutures

Nëse jeni vonë për punë ose për një takim për shkak të trafikut, nuk do ta keni më këtë problem! Kjo falë projektit të Audi-it i cili ka paraqitur taksinë që udhëton dhe në tokw dhe në ajër.

'Pop.Up Next' është makina që pritet të jetë taksia e të ardhmes. Ajo ka formën e një kapsule, e ndërtuar me dy vende.

Teknologjia e avancuar në këtë makinë automatike e kthen atë në një dronë në momentin që duhet të udhëtoj në ajër.

'Pop.Up Next' që pritet të vij në jetë në vitin 2024 do jetë i ndërtuar dhe me një program konsultimi me klientin.

Nëse do të rezervosh një taksi të tillë ju e kontaktoni atë nëpërmjet smartphonit, i jepni adresën tuaj dhe se sa kohë keni në dispozicion dhe ajo e përpunon automatikisht nëse duhet të udhëtosh nëpërmjet tokës, ajrit ose të dyja bashkë.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu

EMISIONET