Taksa e banesës, Ahmetaj: Do vijojë taksimi i vjetër deri sa të nisë metodologjia e re

Taksa e banesës, Ahmetaj: Do vijojë taksimi i vjetër deri sa

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka sqaruar nga Gjirokastra se taksa për banesat nuk është shtyrë pasi do të vijojë të përdoret metodologjia e vjetër deri në momentin që Bashkitë të jenë gati. Ahmetaj pranon që 2018 do të jetë një fazë tranzitore për ato Bashki që nuk janë gati.

Bashkitë që nuk janë të gatshme të zbatojnë metodologjinë e re për taksën e banesës do ta mbledhin atë sipas mënyrës së vjetër. 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, e ka bërë këtë sqarim nga qyteti i Gjirokastrës, duke argumentuar se nuk ka shtyrje të kësaj takse dhe se 2018 do të jetë një fazë tranzitore.


Ahmetaj: Në referencë të aplikimit të taksës mbi ndërtesat, një sqarim për të gjithë subjektet por edhe për qeveritë vendore, aplikimi i taksës së pronës nuk është shtyrë ashtu siç është keqinterpretuar në lajme, por ajo që unë kam sqaruar dhe që do ta risqaroj sot ka të bëjë me periudhën tranzitore, që do të thotë ligji i ka dhënë të drejtë njësive vendore që nuk bëhen dot menjëherë gati për metodologjinë e re të bazuar te vlera, për një periudhë tranzitore mund të përdorin metodologjinë e vjetër. Pra, taksa vazhdon aplikohet, taksa nuk është shtyrë, por ka një periudhë tranzitore për të akomoduar metodologjinë e re me bazë vlerën.

Sipas Ahmetaj, formula e re ka filluar tashmë të zbatohet pasi njësitë e pushtetit vendor kanë filluar procesin e kalkulimit të taksës sipas metodologjisë së re, duke bërë përjashtimet dhe zbritjet përkatëse sipas përcaktimeve të ligjit.

 


 

EMISIONET