Gazetarja Valbona Mezini e ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, fajësoi pushtetin vendor për mos mbledhjen e taksës së pronës, ndërsa shtoi se pagesat nga qytetarët do të jenë të gjata.

Pjesë nga deklarata: 

Mezini: Problemi është se bashkitë kanë çaluar në mbledhjen e taksës së banesës dhe nga problematika shkohet tek rritja. Do të jetë një rritje shumë e gjatë. Diku tek 20 euro në vit do të duhet të paguaj çdo kryefamiljar. Po kështu edhe çdo biznes. Po t'i shtojmë çmimin e referencës që janë 11 zona kadastrale shumëzuar me rritjen e çmimit për apartamentet do të ketë një kosto të lartë për qytetarët.

 

/Ora News.tv/