Takimi Trump-Kim, ja çfarë ushqimi kishte në menunë diplomatike

Takimi Trump-Kim, ja çfarë ushqimi kishte në menunë

Takimi i sotëm mes Presidentit Donald Trump dhe dhe liderit te Korese se Veriut Kim-Jong-un në ishullin e blinduar të Sentosa-s në Singapor, rrëmbeu të gjithë vëmendjen e botës.

Interesit mediatik nuk i ka shpëtuar as ushqimi që u servir për dy liderët botërorë.

Më poshtë ju njohim me menunë diplomatike.

PJATA E PARË:

1.Koktej karkaleca deti tradicionale, shërbyer me salcë avokado

2.Kerabu, një lloj sallate që përgatitet zakonisht me lëng limoni, sheqer dhe oktapod të freskët.

3.Nuk kanë munguar as ushqimet tradicionale koreane: Oiseon: kastravec Korean i mbushur

PJATAT KRYESORE PËRFSHININ: 
1-Brinjë viçi gatuar ngadalë, shërbyer me patate gatuar me qumësht e djathë dhe brokoli, dhe zbukuruar me salcë me verë të kuqe.

2-Pjata e dytë përbëhej nga kombinimi I mishit të derrit dhe orizit të skuqur Yangzhou me salcë me djathë dhe peshk i ftohtë me rrepa dhe perime aziatike.

PJESË E MENUSË ISHIN EDHE 3 ËMBËLSIRA:
1-Akullore me vanilje dhe qershi, çokollatë e zezë nga Koreja e Veriut

2-Gështenjë me çokollatë të errët ganache Haagen-Dazs akullore me vanilje me qershi

3-Tropezienne, ëmbëlsirë me peta brioshi, krijuar në vitin 1955 nga një pastiçier në Saint Tropez.

EMISIONET