Policia greke ka arritur të zbardhë vrasjen e një shqiptari pas 6 vitesh falë Facebook-ut.

Ky është një rast i pabesueshëm që dëshmon mënyrën më tipike që gjurmët elektronike nuk mund të fshihen aq lehtë në mediat sociale dhe mund të çojnë në zgjidhjen e krimeve të rënda.

"Protothema" shkruan se rasti ka të bëjë me vrasjen e një 29 vjeçari shqiptar, i cili mëngjesin e 21 shtatorit të vitit 2012, u plagos rëndë dhe më pas vdiq në zonën Peristeri të Athinës. Viktima u gjet i vdekur në pjesën e shoferit, më plagë të forta të armës së zjarrit.

Sipas asaj që kanë zbuluar hetuesit, makinës iu ofrua një motor me dy persona në bord, njëri prej të cilëve e qëlloi atë me armë.

Vrasësi është një 38 vjeçar shqiptar, i burgosur tashmë, ndërsa drejtuesi i motorit është ende i panjohur.

Bashkëpunëtore konsiderohet edhe një 28 vjeçare greke, e arrestuar.

Takimi i "vdekjes" nëpërmjet Facebook

Sipas asaj që kanë zbuluar hetuesit, viktima kishte shkuar në Greqi për të përmbushur premtimin e një gruaje që kishte njohur nëpërmjet Facebook dhe ditën e krimit kishte shkuar në zonën Peristeri për takimin që paraprakisht kishin rëndë dakord.

Vajza kishte ngritur profile të rreme, nëpërmjet trajnimeve që kishte marrë nga 38 vjeçari shqiptar, i cili mbahet në burgun e Koridallos dhe i fajësuar në të kaluarën për një mori krimesh, duke përfshirë vrasje, dy tentativa për vrasje, përfshirje në organizata kriminale, grabitje, vjedhje dhe posedim armësh.

E vetmja mundësi që kishte për të takuar 29 vjeçarii ishte ai përmes Facebook, në mënyrë që ta "tërhiqte" atë nga Shqipëra në Greqi me synim për ta vrarë.

Gruaja ishte lidhur me të riun shqiptar edhe nëpërmjet telefonit dhe me mesazhe tekst duke vendosur edhe datën e takimit sipas rekomandimeve të dhëna nga 38 vjeçari.

Kur mëngjesin e 21 shtatorit 2012 arriti të bindë atë për të zhvilluar takimin jashtë një klubi nate në zonën Peristeri, 29 vjeçari kaloi kohë duke pritur në makinë, derisa erdhi vrasësi i tij.

Oficerët e policisë për gjashtë vite të tëra po përpiqeshin të zgjidhnin enigmën. Pra, duke ndjekur gjurmët dixhitale, përmes rrugëve të mediave sociale, ata arritën deri tek 38 vjeçari si autori i vrasjes dhe mbylljen përfundimtare të rastit.

/Ora News.tv/