Takimi me Unikatilin, Don Phenom: Kam hyrë me ID fallco

Takimi me Unikatilin, Don Phenom: Kam hyrë me ID fallco

Reperi Don Phenom ka disa kohë që ka hyrë në tregun muzikor të zhanerit hip hop duke sjellë projekte të ndryshme muzikore.

I rritur me shqipet e Nju Jorkut, ai u bë pjesë e këngës më të re të legjendës Unikatil, nga e cila mori vëmendje të madhe nga mediat.

Në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati, ai ka rrëfyer takimin e tij të parë me Unikatilin si dhe shpjegoi arsyen përse ka bërë disse të forta gjatë vitit 2017.

Pjesë nga biseda

Don Phenom: Herën e parë që jam takuar me Viktorin kam qenë 15 vjec. Jam futur me ID fallco të një shoku tim vetëm për ta takuar, tek koncerti i parë i Unikatilit.

Lati: Pse hyre me disse?

Don Phenom: Natyra e hip hopit është vetë i egër. Unë vij nga Bronxi ku ka lind hip hopi. Nëse në Shqipëri nuk është kuptuar, është gjë tjetër. Hip hopi original është ai që kam nisur unë. Edhe në vitet ’80 ashtu kanë qenë.

Lati: Që i re aq fort personazhit X. Ai me kë e kishte që ty të preku në kallo?

Don Phenom: Shkodranët bëjnë gjithcka për shoqëri. Nëse jam në tavolinë me dikë që e kam shok dhe dikush tjetër ka problem me të, ka edhe me mua. Me thënë të drejtën ka qenë eksperiment për mu se unë kam kënduar gjithmonë anglisht.

EMISIONET