Putin: S'kemi ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, Trump: Dialog produktiv

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i SHBA Donald Trump zhvilluan një takim në Helsinike.  Në fjalën e tij Putin  tha se "Moska kurrë nuk ka ndërhyrë dhe kurrë nuk do të ndërhyjë në procesin e brendshëm të zgjedhjeve të SHBA."

Kreu i Kremlinit  tha se kishte bërë propozime të forta për kontrollin e armëve.

"Për bombat bërthamore, ne kemi përgjegjësi të veçantë për sigurinë ndërkombëtare", tha ai.

Më pas shtoi se e konsideronte të nevojshme që të dy vendet të punonin së bashku për çarmatimin bërthamor dhe mospërhapjen e armëve dhe për të shmangur vendosjen e tyre në hapësirë.

Nga ana e tij Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të gjejnë mënyra për të "bashkëpunuar në ndjekje të interesave të përbashkëta".

Trump tha se një dialog produktiv mes SHBA dhe Rusisë është i mirë për të dy vendet dhe “është diçka e mirë për botën ''.

EMISIONET