Takimi kthehet në ferr, burri tenton të përdhunojë gruan por ajo i kafshon penisin

Takimi kthehet në ferr, burri tenton të përdhunojë gruan por

Një takim përmes një njohje në internet rezultoi një ferr i vërtetë për një amerikane. Burri  e detyroi për seks oral por gruaja diti të mbrojë veten. Ajo e kafshoi përdhunuesin  e saj në penis.

John Patton, 54 vjeç, donte të përdhunonte një grua (50 vjeçare) në Westwego, Luiziana. Por viktima iu përgjigj dhëmbë për dhëmbë, duke i kafshuar penisin.

Gruaja e kishte takuar Patton pasi kishte lënë takimin në rrjetet sociale. Gjithçka ka ndodhur të shtunën e fundjavës që lamë pas, ku çifti u takua në një bar.

Më pas Patton i sugjeroi gruas se do të donte ta prezantonte me motrën e tij, e cila jetonte aty afër. 50-vjeçari hyri në shtëpi me gruan,  e cila kuptoi se motra ishte vetëm një justifikim.

"Sapo ishim në shtëpi, vura re se nuk kishte njeri tjetër aty. Më pas Patton më rrëmbeu nga mbrapa dhe më tërhoqi në dhomën e gjumit ", tha viktima.

Nga frika, ajo pranoi. Kur ai "nuk ishte më në gjendje ta kryente aktin", e pyeti për seksin oral. Pastaj ajo e kishte kafshuar.

Më pas gruaja u përpoq të ikte, por përdhunuesi mbylli derën. Vetëm kur ajo mori një thikë kuzhine arriti ta detyronte Pattonin që të hapte derën.

50-vjeçarja hyri shpejt në shtëpinë fqinje dhe e thirri policinë. Vetëm pas 7 orësh policia arriti ta nxirrte nga banesa pasi lëshoi gazlotësjellës.

Patton u arrestua më pas. Ai akuzohet për rrëmbim, përdhunim dhe sulme seksuale dhe rrezikon burgim të përjetshëm.

EMISIONET