Takimi i kthimit me Qarabag-un, Partizani njihet me trupën gjykuese

Takimi i kthimit me Qarabag-un, Partizani njihet me trupën gjykuese

Partizani luan këtë të mërkurë takimin e kthimit të raundit të parë të UEFA Champions League, ku përballë gjen kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag-un. Të kuqtë vijnë pas barazimit 0-0 në "Selman Stërmasi" dhe në "Dalga Arena" do të kërkojnë maksimumin, çdo do të thoshte edhe kualifikim në raundin tjetër të kompeticionit.

Ndërkohë, UEFA ka zyrtarizuar edhe trupën e gjyqtarëve që do vendosin drejtësi në këtë duel. Një katërshe moldave do të jetë në "Dalga Arena" mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke nisur nga ora 19:00. Bilbili kryesor i është besuar, Dimitru Muntean, një arbitri me mjaft eksperiencë dhe që ka "qejf" të nxjerr kartonin e verdhë shpesh nga xhepi.

Asistentë të Muntean do të jenë Vladislav Lifchiu dhe Andrey Bodean, ndërsa arbitër i katërt është emëruar, Alexandru Tean.

EMISIONET