Juventusi kthehet te pista Icardi. Argjentinasi është gjithmonë në mendimet e Paratici dhe ai është sërish tani, edhe më shumë pasi divorci mes sulmuesit dhe Interit duket i pashmangshëm.

Mediat torineze bëjnë me dije se menaxheri i merkatos të Juventusit, Fabio Paratici dhe drejtori i Interit, Piero Ausilio janë takuar në Londër për të diskutuar marrëveshjen e mundshme. Të dy drejtuesit ishin në kryeqytetin anglez me rastin e gjysmëfinales së Champions League midis Tottenham dhe Ajax për të monitoruar disa lojtarë.

Kushtet e njëjta, të mira ose të këqija, mbeten të zakonshme nga pikëpamja ekonomike (zikaltërit e vlerësojnë Icardi të paktën 80 milionë euro, bardhezinjtë jo më shumë se 60).

Risi në këtë operacion do të ishte përshirja e Paulo Dybala. Sido që të jetë, ka interes dhe baza për një negocim: çështjet teknike, ekonomike dhe personale. Të gjitha këtë të çojnë në një largim të mundshme të Icardi nga Interi, por nuk ka gjasa që takimi në Londër mund të ketë qenë ai vendimtar.

Arsyeja është e thjeshtë, sepse në tryezë mungonte Beppe Marotta, i plotfuqishmi i merkatos së Interit, i vetmi që ka mbështetjen e delegacionit Suning për të thënë "PO" ose "JO".

/Ora News.tv/