Takim jubile dhe gol, Musolli: Dua të bëhem Totti i Kukësit

Takim jubile dhe gol, Musolli: Dua të bëhem Totti i Kukësit

Besart Musolli do ta mbaj mend gjatë takimin me Vllazninë, pasi 29 vjeçari nga Podujeva "vulosi" fitoren e Kukësit duke shënuar golin e dytë, ndërsa takimin kundër shkodranëve ishte dhe takimi i 200 me fanelën e verilindorëve për mesfushorin. Pas ndeshjes me Vllazninë, Musolli foli për mikrofonin e “Supersport”.

"E kam thënë që është ndjesi e veçantë. Janë shumë ndeshje. Ndeshjen e 200-të e bëra këtu dhe shënova pikërisht këtu golin e parë në Superiore.

"Mora shumë kritika, por ishte e çastit dhe ndodhi nga emocionet.

"Nuk kishte ndonjë festim të veçante. Thjesht ashtu ndodhi jo sepse i kalova rekordin me 200 ndeshje.

"Nuk di çfarë të the për këtë. Skam mendim.

"Deri tani gjerat janë duke shkuar mirë. Kam marrëdhënie të mira me të gjithë në klub. Shpresoj të bëhem Toti i Kukësit.

"Jam i lumtur që trajneri më dha më shumë liri që të luftoj pak më sipër.

"Duke parë si po vete kampionati e ndjejmë atë presionin, por shpresojmë që të bëjmë ndeshje të mira dhe ta sigurojmë sa më shpejt vendin e dytë."-përfundoj mesfushori i Kukësit, Musolli.

EMISIONET