Shirat  dhe erërat e forta nga tajfuni Mangkhut filluan të godasin bregun jugor të Kinës.

Më shumë se 100 njerëz janë plagosur në Hong Kong, ku rrokaqiejt janë shkatërruar dhe xhamat e dritareve janë thyer.

Autoritetet në provincën me popullsisë të madhe Guangdong kanë lëshuar nivelin më të lartë të paralajmërimit, alarmin e kuq.

Paralajmërimet për rrëshqitje dherash janë në vend.

Së paku 30 njerëz kanë vdekur tashmë në Filipine si rezultat i tajfunit Mangkhut por dëmi i plotë në zonat rurale ende nuk dihet.

Mangkhut ka humbur fuqinë e tij por konsiderohet stuhia më e fortë e vitit 2018.

Në Hong Kong, autoritetet lëshuan alarmin e kuq dhe parajamëruan banorët që të qëndrojë brenda për të shmangur mbeturinat e që 'fluturojnë' në ajër nga erërat e forta.

Erërat thuhet se kanë arritur shpjetësinë më shumë se 117 km/h.



/Ora News.tv/