Tajani apel qeverisë italiane: Jo në krah të Maduros, është e papranueshme

Tajani apel qeverisë italiane: Jo në krah të Maduros,

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani nga Roma ka deklaruar se janë 16 vende të BE që njohin President të Venezuelës Juan Guaido. Ndërsa qeveria italiane është kundër.

Ai i ka bërë apel qeverisë italiane që të mos jetë në krah të Maduros.

"Është e papranueshme që qeveria italiane të jetë në krah të Maduros", ka thënë ndër të tjera Antonio Tajani.

Ndërkohë, Tajani ka dalë kundër idesë së Presidentit Donald Trump për ndërhyrje ushtarake në Venezuelë.

"PE është për një zgjidhje paqësore", ka thënë Presidenti i Parlamentit Evropian.

EMISIONET