Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit i bëri një video në Parlament duke e postuar live në Facebook.

Saimir Tahiri i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” me Arjan Çanin  ka bërë të njëjtën gjë, por duke i dhënë një mesazh Sali Berishës.

Saimir Tahiri: “Doktor bën mirë të hapësh një studio dhe të shkosh si kameraman nëpër dasma, ditëlindje e syntelliqe. Jam i bindur se do tia dalësh me mirë se ne Parlament. Doktor hajde me suksese doktor.

Arjan Çani: Unë vura re se sikur të pëlqeu filmimi që të bëri Berisha në Kuvend?

Saimir Tahiri: Nuk e prisja qe një ish-kryeminator të bënte atë veprim.

Arjan Çani: “Doktor mirupafshim, ishte me humor”.



/Ora News.tv/