“Tahiri”, Fleckenstein: Kam informacione, amerikanët po e ndjekin me vëmendje çështjen

“Tahiri”, Fleckenstein: Kam informacione, amerikanët po e

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein thotë se shpreson që Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të vazhdojë hetimet për rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. 

Ai thotë se ka informacionet nga kolegët e tij amerikanë se po e ndjekin këtë çështje me vëmendje.

Fleckenstein: Nuk mund të them me siguri se cila palë ka të drejtë dhe cila gabohet. Në këndvështrimin tim, nëse prokuroria do të kishte prova të mjaftueshme, duhet të ishte hequr imuniteti për arrestim, por më pas u argumentua që mund të bëhej hetim duke kontrolluar personin dhe banesën e tij, pa qenë nevoja për arrestim. Nuk e di ç’është e drejtë apo jo, pasi nuk kam folur me Prokurorinë. Gjithsesi, nuk e kuptoj se ç’lidhje ka kjo me procesin e Vetingut, pasi procesi i Vetingut ka të bëjë me skanimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve për funksionimin e sistemit të ri të drejtësisë. Ndërsa çështja për të cilën po flasim është një çështje e veçantë. Di që Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë mund të vazhdojë hetimet dhe të shpresojmë që asnjë nuk do zhduket ndërkohë. Kam gjithashtu informacione nga kolegët e mi amerikanë, se ata po e shohin këtë çështje me vëmendje.

Duke folur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ai thotë se hapja e negociatave duhet të merret sa më shpejt në Bruksel. Në një intervistë për ABC News, Fleckenstein thotë se vendet anëtare duhet të marrin një vendim për këtë.

Fleckenstein: Unë mendoj, se vendimi për hapjen e negociatave duhet të merret sa më shpejt në Bruksel. Duhet të tregojmë, se duam të hapin negociatat e anëtarësimit. Ka një vullnet të qartë të Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian dhe shtetet anëtare duhet të marrin një vendim për këtë. Nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së negociatave. Kush do ta bëjë këtë në Shqipëri? Jam i sigurt që qeveria do të gjejë një zgjidhje, pasi ajo është zgjedhur për këtë. Sigurisht që i takon opozitës që të tregojë nëse ka gabime dhe unë e marr seriozisht faktin, që mund të ketë gabime. Ne duhet t’i shohim ato dhe ndoshta ne mund të japim ndihmën tonë. Por shtrohet pyetja se si mund të thuhet që kjo qeveri nuk mund t’ia dali këtij procesi, ndërkohë që qytetarët kanë vendosur ndryshe”.



EMISIONET