Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ftuar në "Tempora" në Ora News, tha se është e pa shpjegueshme që rritet investimi në sektorin bankar, ndërkohë që ka rënë kreditimi.

Pjesë nga biseda: 

Tabaku: Ndërtimi, pastrimi i parave janë të lidhura bashkë. Lojërat e fatit dhe turizmit. Këta tre sektorë janë me rrezikshmëri të lartë dhe kjo po ndodh.

Klodian Tomorri: Në çdo vend të botës ndërtimi, lojërat e fatit dhe sektori financiar janë tre sektorët me rrezikshmëri të lartë të pastrimit të parave. Asnjëri nga ne nuk e di të thotë se sa para po pastrohen në Shqipëri. 

Tabaku: Vetëm se është e pa shpjegueshme që të rritet investimi në ndërtim kur bie kreditimi nga sektori bankar.  

/Ora News.tv/