E ardhmja e Jorge Lorenzo mund të jetë tek Suzuki.

Skuderia japoneze po mendon të transferojë pilotin spanjoll në vitin 2019, duke përfituar dhe nga mungesa e trofeve të skuderisë Ducati. Lorenzo po kalon një sezon të vështirë ku pas dy garave të para, atë Katarit dhe të Argjentinës ka grumbulluar vetëm 1 pikë.

Mungesa e rezultateve si dhe suksesi i shokut të tij të skuadrës, Andrea Dovizioso, e vendosin në pozita jo komode Lorenzon për vitin 2019, i cili përfiton rreth 12 milionë euro në vit te Ducati, si piloti i parë i skuadrës.

Megjithatë, një transferim i mundshëm i Lorenzo te Suzuki do t’i ofronte një situatë më të qartë pilotit, edhe pse kjo skuadër nuk ka aq potencial ekonomik që t’i ofrojë të njëjtën pagë si te Ducati 30-vjeçarit.

/Ora News.tv/