Cristiano Ronaldo është i vetëdijshëm për gjithçka që ndodh tek Real Madrid në lidhje me merkaton e transferimeve dhe sipas "Don Balon"  sulmuesi portugez është i sigurtë se do të ketë ndryshime këtë verë në skuadrën Galaktike.

Ronaldo ka kuptuar se Bale dhe Benzema do të largohen nga klubi në verën e ardhshme dhe tani kërkon dy lojtarë të mëdhenj në merkaton e ardhshme

33 vjeçari po ndjek nga afër lëvizjet e klubit dhe kjo është për të siguruar që ekipi të përforcohet siç duhet për sezonin e ardhshëm.

/Ora News.tv/