Prej mbrëmjes së të hënës, Pallati i Koncerteve ndodhet nën pushtetin e tigujve të Festivalit të 56 të Këngës në RTSH.  Artistës pjesmarrës kanë nisur provat në sekenën madhështore të ndërtuar me mjeshtëri nga Aldi Çifligu.

Provat do të ndërpriten vetëm pak orë para nisjes së e eventit në të cilin do të konkurojnë 22 artistë.

Por paralelisht me provat, organizatorët janë impenjuar në përfundimin e çdo detaji si estetik ashtu dhe teknik.

Këtë vit do të rikthehet postfestivali, ku pas çdo nate, këngëtarë, organizatorë dhe gazetarë do të diskutojnë e debatojnë mbi eventin më të rëndësishëm të muzikës. Zëdhënësja, Kozeta Kurti, thotë se kjo do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së muzikës dhe vetë festivalit.

Kurti: Është një diskutim, debat krejtësisht gazetarske ku do të jenë të ftuar këngëtarët e natës, por krijuesit e këngëve, gazetarët, të cilëve do tu jepet mundësia të bëjnë pyetjet e tyre, të japin argumentat e tyre, do të diskutohet për tekstet, do të diskutohet për Festivalin Europian. Besoj se përveç elementëve të showt, përveç elementëve të spektaklit, një nga këto risi është që Festivali këtë vit ka qenë krejtësisht i hapur ndërkohë për vite me rradhë për shkak të suprizës dhe shumë elementëve të tjerë ka qenë i mbyllur dhe në përgjithësi gjendja lindte dhe përfundonte në RTSH.

Kurti zbulon një tjerër surprizë, i ftuar në një nga netët e festivalit do të jetë edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Christian Panucci.

Kurti: Juve po prisni një skenografi ku të gjeni dy porta dhe kush do ta bënte golin? Në të vërtetë një nga të ftuarit specialë të mbrëmjeve të festivalit do të jetë Panucci dhe kjo është arsyeja pse unë kam thënë do të ketë futboll atje. Ka dhe një ide tjetër për të ruajtur një suprizë në emër të sportit gjithashtu.

Prej disa ditësh ka nisur edhe shitja e biletave, ku interesi i dashamirësve të muzikës ka qenë i lartë. Për dy netët e para çmimi i tyre do të variojë nga 300 deri në 500 lekë, ndërsa për natën finale që do të mbahet më 23 dhjetor çmimet për biletat do të variojnë nga 500 deri në 1 mijë lekë.

/Ora News.tv/