Ylli Baka është një nga këngëtarët më të dashuar dhe më të kërkuar shqiptar. Ai ka realizuar shumë këngë që janë kthyer në hite.

Këngëtari së fundmi ka realizuar një bashkëpunim me Bes Kallakun 'Çohu kërceni', pas suksesit të jashtëzakonshëm me këngën 'Gëzuar baftjar'.

Por Ylli Baka nuk ka ndërmend që të ndalë me kaq. I ftuar në emisionin 'Ditë e Re' transmetuar në Ora News, ai u shpreh se po vjen me një tjetër bashkëpunim dhe do të jetë një suprizë e madhe për publikun por nuk pranoi që të tregojë më shumë detaje.

"Unë kam një bashkëpunim por nuk do ta them, do të jetë një surprizë shumë e madhe,"

/Ora News.tv/