Të premten në Korçë do të zhvillohet sfida që mund të vendos shumë për sa i përket titullit kampion.

Skënderbeu kryesues pret Flamurtari. Kapiteni i bardhekuqve Orges Shehi e konsideron të vështirë përballjen por thekson se fitorja është i vetmi objektiv për korçarët.

"Kemi përballë vendin e dytë, një skuadër që realisht është një skuadër e fortë, kështu që ne luajmë në fushë tonë dhe ne do të bëjmë maksimumin për të marrë 3-pikëshin dhe për të vazhduar rrugën të qetë."

Portieri 40 vjeçarë i gjashtë herë kampionëve nuk do ta konsideronte të mbyllur çështjen e titullit edhe nëse Skënderbeu arrit të marrë fitoren, pasi ka ende shumë javë deri në epilogun e kampionatit.

"Me siguri që javët kalojnë dhe diferenca është e madhe, sigurisht që hedh një hap të madh drejt titullit, por unë mendoj se rruga është e gjatë dhe duhet të jemi të përqendruar maksimalisht, pasi kampionati është i gjatë dhe nuk duhet të kemi të papritura."

Skënderbeu ka një distancë prej 8-të pikësh kundrejt Flamurtarit dhe një fitore e mundshme do të vendos një gur të rëndësishëm në rrugën e korçarëve drejt titullit. Supersfida do të luhet të premten në orën 18:00.

/Ora News.tv/