Supermodelja shqiptare Emina Cunmulaj është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë vajzën e dytë. Lajmi është konfirmuar nga vetë modelja me anë të një postimi në Instgram. Emina ka postuar një foto me foshnjen e porsalindur dhe bashkëshortin e saj.

"Kush e udhëheq botën?"-shkruan ajo. "Vajzat! Mirëseerdhe në jetë!"

Modelja e ka pagëzuar vajzën me emrin Mia Soraya Nazarian ndërsa ka edhe një vajzë tjetër Ella Faria me bashkëshortin biznesmes Nam Nazarian.


/Ora News.tv/