Nuk është sekret që Barcelona interesohet për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. Është vetë agjenti i argjentinasit që e pohon një gjë të tillë, por mohoi se për shërbimet e tij ka mbërritur një ofertë zyrtare.

"Interesi i Barcelonës është i vërtetë. Askush nuk na thirri, por ne e dimë se ata e kanë parë me prioritet. Është e vërtetë se Barcelona e pëlqen. "-tha fillimisht Yaque.

Sa i përket Mauro Icardit, i cili duket se ka një të ardhme larg zikaltërve, agjenti Alberto Yaque kishte vetëm fjalë për argjentinasin.

"Mauro e priti shumë mirë Lautaron. E ndihmoi të përshtatej si në fushë dhe jashtë saj. Ai është një djalë shumë interesant dhe i mirë".-shtoi agjenti.

Në mediat sportive qarkulloi një lajm se në dyert e Interit kishte ardhur një ofertë nga Barcelona në shifrën e 112 milionë eurove, por asgjë nuk u bë zyrtare.

/Ora News.tv/