Sulmohet ministria e Informacionit, 7 të vdekur

Sulmohet ministria e Informacionit, 7 të vdekur

Shtatë persona u vranë në Afganistan nga një sulm ndaj ministrisë së Informacionit.

Shpërthimi u dëgjua rreth orës 11:40 me orën lokale. Ndërsa burime nga ministria thonë se një prej autorëve u fut brenda ndërtesës.

Sulmi vjen një ditë pasi bisedimet midis zyrtarëve afganë dhe talebanëve u pezulluan, por talebanët thanë se nuk ishin pas sulmit.

Mes viktimave ishin katër civilë dhe tre oficerë policie, ndërsa tetë civilë të tjerë u plagosën.

Edhe pse në Kabul vazhdojnë luftimet, ky sulm vjen  pas disa muajsh qetësie.

EMISIONET