Sulmohet fizikisht trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli

Sulmohet fizikisht trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli

Trajneri i njohur nga Kosova, që aktualisht drejton skuadrën e KF Llapit, Bylbyl Sokoli, është sulmuar fizikisht nga disa persona. Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë. 

Lajmin për Telegraf e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 e kemi pranuar informatën se në rrugën Hajdar Dushi në Prishtinë një person është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar. Personi i sulmuar B.S. është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia po merret me rastin”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.

Ky sulm ka ardhur pak orë pasi skuadra e tij, KF Llapi, humbi derbin ndaj Prishtinës me rezultat 2-1.

Kjo është humbja e dytë radhazi për Llapin pas asaj ndaj Feronikelit.

Por, përkundër këtyre dy humbjeve, pas nëntë xhirove Llapi renditet i treti me 16 pikë.

EMISIONET