Sulmi në Iran, deri tani 24 viktima dhe mbi 50 të plagosur

Sulmi në Iran, deri tani 24 viktima dhe mbi 50 të plagosur

Njerëz të armatosur kanë hapur zjarr gjatë një parade ushtarake në jug-perëndim të qytetit të Ahvaz, në Iran, duke vrarë të paktën 24 vetë, përfshirë civilë dhe duke plagosur më shumë se 50 të tjerë, thotë media shtetërore.

Sulmuesit qëlluan nga një park afër paradës dhe kishin veshur uniforma, shkruan BBC.

Grupi arab anti-qeveritar, Rezistenca Kombëtare Ahvaz dhe Shteti Islamik (IS) kanë marrë përsipër autorsinë e sulmit.

Ministri i Jashtëm ka fajësuar 'terroristët e paguar nga një regjim i huaj'.

Javad Zarif shtoi se 'Irani mban sponsor rajonal të terrorit dhe mjeshtrat e tyre amerikanë'.

Irani ka akuzuar më parë rivalin e tyre, Arabinë Saudite, për mbështetje të aktivistëve separatistë mes minoritetit arab në Iran.

Megjithatë, një zëdhënës i Ushtrisë Iraniane pretendon se sulmuesit nuk ishin nga Isis por "janë trajnuar dhe organizuar nga dy vende të Gjirit", dhe janë të lidhur me Amerikën dhe Izraelin.

Agjencia e lajmeve Fars thotë se sulmi nisi në orën 09.00, me orën lokale dhe duket se kanë qenë të përfshirë të paktën dy njerëz të armatosur.

Sulmuesit sulmuan mbi civilët dhe kishin për qëllim të sullmonin zyrtarët në podium.

Të shtënat zgjatën rreth 10 minuta, por forcat e sigurisë e kanë tani situatën nën kontroll, raportojnë mediat lokale

Ushtarët e plagosur po transportohen në vende të sigurta.

 Irani po shënon përvjetorin e fillimit të luftës së viteve 1980-88 me Irakun me  paradë mbarëkombëtare.

 Ahvaz ishte ndër qytetet për të parë protesta të mëdha anti-qeveritare mbi rënien e standardeve të jetesës në fund të vitit të kaluar.

EMISIONET