Rusia i ka kërkuar SHBA-ve të shmangin veprimet ushtarake në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në Siri, shkruan BBC

I dërguari i Moskës, Nebenzia është shprehur: "Do ju kërkoj edhe një herë që të përmbaheni nga planet që po zhvilloni aktualisht"

Ai  paralajmëroi washingtonin se do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm ushtarak që kryen.

Udhëheqësit perëndimorë thonë se "kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të gjetur përgjegjësit"

Paralajmërimi nga Moska erdhi gjatë një takimi të ndarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i OKB-së hodhi poshtë rezolutën ruse për të krijuar një trup të ri ekspertësh

Rusia vuri veton ndaj rezolutës së hartuar nga SHBA dhe Kina abstenoi

Një ekip nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike do të vendoset në Siri për të përcaktuar nëse janë përdorur armë kimike në Douma

/Ora News.tv/