Sulm terrorist në Rusi? Taksia futet mes turmës, 8 tifozë të plagosur

Moska në panik. Pak momente më parë një taksi u fut mes turmës së tifozëve duke plagosur 8 persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ‘Sheshin e kuq' të kryeqytetit rus ndërkohë që policia raporton se taksia ishte jashtë kontrollit dhe u fut në mes të turmës.

Nga lajmet e para, mësohet se tifozët janë nga Meksika, dhe gjenden në qytet për ndeshjen hapëse ndaj Gjermanisë, që do luhet në Luzhniki Stadium.

Shoferi i cili kishte një patentë nga Kirgistani u mundua të largohej nga skena, por u kap nga policia, siç raportojnë edhe mediat vendase.

Nuk dihet nëse ishte një sulm terrorist por ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi ISIS kërcënoi vendin organizator të Kupës së Botës.

EMISIONET