Sulm racist dhe homofob, gjykatësi hedh poshtë akuzat për aktorin

Sulm racist dhe homofob, gjykatësi hedh poshtë akuzat për aktorin

Prokurorët kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër aktorit amerikan, Jussie Smollett për sulmin racist dhe homofob, thonë avokatët e tij.

Ylli i "The Empire" mori pjesë në një seancë gjyqësore në Chicago të martën, ku një gjykatës mbylli çështjen e tij.

Jussie u tha policëve se u sulmua nga dy burra në qytetin Illinois me 29 janar. U përfol se ai e organizoi vetë këtë gjë dhe pagoi njerëz që ta sulmonin.

"Ai ishte një viktimë që u përgojua dhe u shfaq si kriminel për shkak të vërejtjeve të rreme dhe të papërshtatshme që u bënë për publikun duke shkaktuar një nxitim të papërshtatshëm ndaj gjykimit.

Jussie dhe shumë të tjerë u lënduan nga këto veprime të padrejta dhe të pajustifikuara. E gjithë situata është një kujtesë se kurrë nuk duhet të vërtetohet një çështje në gjykatën e opinionit publik", thanë avokatët e aktorit.

EMISIONET