Sulm me bombë në Nigeri, 18 të vdekur e 55 të plagosur

Sulm me bombë në Nigeri, 18 të vdekur e 55 të plagosur

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 55 të tjerë janë plagosur pas një përleshje midis militantëve të Boko Haram dhe ushtarëve në veri të Nigerisë.

18 militantë nisën sulmin duke përdorur bomba, mortaja e armë të dielën.

Ata synonin dy fshatra dhe një bazë ushtarake pranë qytetit të Maiduguri, në shtetin Borno.

Shërbimet e emergjencës thanë se një numër i fshatarëve u vranë duke u përpjekur të arratisen.

Ky është sulmi më i madh i vrasjeve i bërë që kur qeveria zbuloi se ishte në bisedime me militantët.

BBC raporton se sulmuesit, përfshirë 7 kamikazë, erdhën në zonë në këmbë: "Viktimat u vranë ndërsa u përpoqën të shpëtonin nga lufta mes kryengritësve dhe ushtrisë."

Është e paqartë nëse të gjithë 18 viktimat ishin fshatarë, apo disa prej tyre ishin ekstremistë ose ushtarë.

EMISIONET