Suksesi i Saimir Pirgut edhe në skenën e Barcelonës

Saimir Pirgu ka shkëlqyer me talentin e tij dhe në skenën e madhe të Barcelonës, në operën e “Makbethit”.

Ka zgjatur tetë minuta duartrokitja e cila ka pasur në Barcelonë, pasi është dhënë opera “Makbethi”, e radhës në Teatro del Liceu.

Një nga tri operat të cilat Verdi i shkroi bazuar në Shekspirin e madh, ka ardhur në Teatro del Liceu me shqiptarin Saimir Pirgu në rolin e Macduff.

Lord Macduff luan rol të padiskutueshëm në karakterin e Shekspirit, ndërsa në aktin e fundit të operës e mbytë Makbethin.

Macduff futet në skenë në aktin e dytë ndërsa kritika botërore e përshkruan si një perëndi në botën e zezë të Makbethit.

Baritoni francez Ludovic Tezier erdhi në rolin kryesor, atë të Makbethit.

Mediet spanjolle e kanë cilësuar lartë paraqitjen e Pirgut në këtë produksion teatror, me të cilën u hap edhe sezoni i ri.

Saimir Pirgu bashkëpunon me dirigjentët më të njohur të orkestrave si: Claudio Abbado, Riccardo Muti, Lorin Maazel, Daniele Gatti, Seiji Ozawa,Franz Welser Möst, Gustav Kuhn, Antonio Pappano dhe Nikolaus Harnoncourt.

Ai është fitues i konkurseve ndërkombëtare “Caruso” e “Tito Schipa” në 2002. 14681647_1304252456251743_265406046720797630_n 14657386_1304252696251719_8399649639992680278_n 14591627_1304252232918432_6352452113453595953_n 14563518_1304252552918400_5043231976528210570_n/Ata/

 

EMISIONET