Suksesi i madh shkaktoi ndarjen e çiftit të famshëm

Suksesi i madh shkaktoi ndarjen e çiftit të famshëm

Çifti i famshëm në Youtube, David Dobrik dhe Liza Koshy kanë njoftuar ndarjen e tyre nëpërmjet një video.

Ata ishin në lidhje që prej 2015 dhe postimet që bënin i dhanë rreth 20 milionë ndjekës. Ata treguan se janë ndarë 6 muaj më parë por kanë pritur këtë javë për të njoftuar fansat e tyre.

“Nuk ishte e shëndetshme për ne që të vazhdonim të ishim bashkë, për tani. Ti nuk e di kurrë çfarë do të ndodhë, por vetëm për tani”, tha David në videon 6 minutëshe.

Të dy pranuan se presioni i famës në Youtube ka qenë faktor për ndarjen e tyre.

David Dobrik: Liza u nda me mua, sepse ajo ndihej sikur ishim larg pasi ishim shumë të zënë. Sa më shumë që e urrej ta pranoj këtë fakt, edhe unë e ndjeja këtë gjë në anën time, por unë thjesht nuk jam aq i fortë sa për tu larguar prej saj.

Liza Koshy: Ndiheshim sikur jetonim jetë të ndara, por asnjëri prej nesh nuk po diskutonte marrëdhënien. Kështu që unë vendosa që ne duhet të ndahemi. Ne nuk dëshironim t'i tregojmë askujt sepse ishim aq të zemëruar për faktin se ne ishim distancuar. Ne nuk i bëmë asgjë njëri-tjetrit për të shkaktuar ndarjen.

Pavarësisht ndarje, të dy thanë se do mbeten miq të mirë dhe ndarja ishte miqësore.

EMISIONET